Fikusi për sallonin
Në formën e një bime të dendur me gjethe drithëruese apo të një bonsai me trung të shtrembër, fikusi është shumë i larmishëm. Ai shpalos gjethe të mëdha në formë luge apo gjethe të vogla të ngushta, transmeton Telegrafi.
Është në ngjyrë të blertë të errët, të blertë të ëmbël, në formë pendësh. Fikusit i pëlqejnë nxehtësia dhe lagështia.
Të mirat e fikusit: ai amortizon në mënyrë të shkëlqyer tingujt dhe mund të thithë deri në 5 decibel zhurmë.
Vendi ideal: gjysmë-diell.
Si të kujdeseni për të? Mbani dheun të njomë.
Juka për dhomën e ngrënies
Nuk është e thënë të fusësh një pemë në shtëpi për të përfituar plotësisht nga kjo pemë e fuqishme latine. Ekzistojnë edhe Juka të vogla që nuk mbërrijnë menjëherë në tavan.
Juka (Yucca) mban ujë në gjethet e veta rezistente për t’u paraprirë periudhave të thata.
Të mirat e saj: kjo bimë arkitekturore është quajtur “Pema e jetës” dhe është një objekt adhurimi për indianët.
Vendi i saj ideal: me dritë, jo me dritë direkte të diellit.
Si të kujdeseni për të? Ujiteni shumë lehtë çdo dy – tre javë.
Spatifilumi për dhomën e gjumit
Të vogla apo të mëdha, gjethet me ngjyrë të blertë të errët të Spatifilumit janë po aq elastike sa këmbët e një kampioneje të gjimnastikës: janë të forta dhe elastike.
Kur Spatifilumi lihet për një farë kohe pa ujë, gjethet e tij varen gjatë vazos. Sapo zhytet në ujë, ai i zgjat përsëri gjethet në ajër me krenari dhe forcë. Lulet e tij kanë aromë të këndshme dhe janë të freskëta.
Të mirat e tij: është një pastrues i mirëfilltë i ajrit. Ai thith substancat e dëmshme, erën e bojës dhe përhap në vend të tyre oksigjenin.
Vendi i tij ideal: në gjysmë-diell.
Si të kujdeseni për të? Mbajeni dheun e tij paksa të njomë në periudhën e verës dhe më pak në dimër.
Aglaonema për kuzhinën
Me origjinë nga xhungla, ku kjo bukuri e thjeshtë qëndronte në tokë, në këmbë dhe në hije të pemëve gjigande, Aglaonema është mësuar të marrë pak dritë dhe nuk e duron dot dritën direkte të diellit.
Bimës i pëlqen ajri me lagështi dhe do të mjaftonte një ujitje që i lë rrënjët e saj të thata.
Të mirat e saj: disa studiues kanë treguar veprimin e saj kundër stresit. Ajo ndihmon për t’u relaksuar.
Si të kujdeseni për të? Ujiteni rregullisht.
Hedera për banjën
Në gjuhën e përditshme quhet dredhkë. Ekzistojnë varietete me gjethe të mëdha rezistente dhe të tjera me gjethe të vogla delikate, me anë të kuqe, linja të vogla të bardha, njolla të verdha apo edhe të tjera me të njëjtën ngjyrë të bukur.
Përpara se ta kuptoni, ajo do të zgjatet drejt tavanit apo deri në tokë,transmeton Telegrafi.
Të mirat e saj: kjo bimë mbetet e blertë dhe rritet gjatë gjithë vitit. Ajo është e fortë dhe rezistente.
Vendi i saj ideal: Hija, gjysmë-hija.
Si të kujdeseni për të? Ujiteni një herë në javë dhe hidhini pleh një herë në muaj.
Zymbyli për hyrjen e shtëpisë
Përmes ngjyrave të tij të hareshme: vjollcës, rozës, të kaltrës, së bardhës, së verdhës dhe portokallies, luleve të mrekullueshme dhe aromës së tij të freskët, është vetë dielli që ndriçon në shtëpi.
Kjo aromë e gjallë nuk kërkon shumë. Pak ujë çdo dy ditë, në bazë të nivelit të nxehtësisë. E vetmja gjë që i duhet, është një mbështetëse apo një spango kur lulet bëhen shumë të gjata e të rënda.
Të mirat e tij: lulet e zymbylit përhapin në gjithë shtëpinë një aromë pranverore.
Vendi i tij ideal: në gjysmë-diell.
Si të kujdeseni për të? Mbani një nivel të rregullt lagështie.
/Telegrafi/