Telegrafi

Secco: I pata në dorë Cassanon, Mascheranon dhe VdV

“Lojtarët që i pata në dorë? Mascheranon në janar të vitit 2007. Unë e mora atë dhe ai do të vinte si huazim edhe në Serie B. Por, më është thënë se marrëveshja nuk mund të ndodhë për shkak se pronësia e tij mbahej mes njerëzve dhe klubeve, ndërsa Juventusi e kishte një kod etikal. Ai filloi të qante, por pak kohë më pas, Liverpooli e transferoi”.

“Të tjerët që ishin pranë transferimit? Van der Vaart në verën e vitit 2009. Dhe më pas Cassano dy apo tri vite më parë, unë e pata atë në dorën time. Kishte perpleksitet në llogari të dikujt, por unë e dija se Cassano nuk është i keq”, deklaroi Secco për La Stampa. /Telegrafi/