Telegrafi

Sebastian Vettel paralajmëron pensionimin nga Formula 1

Sebastain Vettel ka filluar të bëjë plane se çfarë do të bëjë pasi të pensionohet nga Formula 1.

Jermani po shikon përtej karrierës së tij në garën automobilistike dhe ka bërë të ditur se do të mbyllë karrierën e tij si vozitës i Ferrarit.

“Jam realist dhe natyrisht se i shikoj gjërat përtej, nuk do të jem këtu edhe për shumë gjatë, pasi mendoj se koha e atletëve është e caktuar dhe e limituar”, ka thënë 32-vjeçari.

“Mendoj se ju e pyesni më shumë vetën kur i bëni 30 apo 32 vite: Ku do të jem në dhjetë vitet e ardhshme?”.

“Do të ishte gabim trashanik nëse nuk do them se nuk po e mendoj pensionimin nga Formula 1, mendoj se ajo gjë do të vije shumë shpejtë”, ka shtuar më tej Vettel.

Gjermani nuk është se po ia del aq mirë në Formula 1 dhe për këtë arsye e mendon pensionin. /Telegrafi/