Site icon Telegrafi

Sebastian Thill i Sheriff Tiraspol: Golin ndaj Real Madridit e kam shikuar 100 herë, vetëm pas ndeshjes e kuptova çfarë kam bërë

Fitorja e Sheriff Tiraspoli ndaj Real Madridit ishte pa dyshim, një nga surprizat më të mëdha të xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve.

Real Madridi, favoritët i madh në këtë ndeshje, por edhe në grupin D, u mposhtën 2-1 në shtëpinë e saj, nga klubi moldav.

Sebastian Thill, ishte njëri nga arkitektët e fitores së moldavëve, në stadiumin Santiago Bernabeu.

Me një goditje të shkëlqyer, 27-vjeçari theu portierin Thibaut Courtois, në fundin e ndeshjes.

https://twitter.com/kdelaney98/status/1442955778470469632

Thill, në një intervistë me ‘BBC World Service’, foli për golin dhe urimet e shumta që ka marr këto ditë.

“Shumë miq të mi e kanë postuar videon në internet, kështu që është e lehtë për mua ta shoh çdo herë që marr telefonin”.

“E kam parë më shumë se 100 herë deri më tani”.

https://twitter.com/sporcope/status/1444325765722656774

“Me gjithë këtë, meqenëse Luksemburgu është një vend i vogël [ai ka lindur atje], ndoshta më shumë njerëz tani e dinë se kush jam”.

“Është një gol i mahnitshëm. Është goli më i bukur dhe më i rëndësishëm në karrierën time”.

https://twitter.com/FutbolBible/status/1442971018981621766

“Kur je fëmijë , ëndërron të luash kundër ekipit më të madh në Ligën e Kampionëve. Dhe kur e bëni këtë, ju nuk e kuptoni. Në fillim nuk e kuptova që kisha shënuar golin e fitores në Bernabeu. E kuptova kur mbaroi loja”, ka thënë Thill. /Telegrafi/

Exit mobile version