Site icon Telegrafi

Sebastian Kurz sot në Beograd, në mbrëmje arrin në Prishtinë

Kancelari austriak, Sebastian Kurz do të jetë sot për një vizitë në Serbi, ndërsa pas përfundimit të vizitës atje sot në orët e mbrëmjes do të jetë edhe në Kosovë.

Tema kryesore e diskutimit do të jenë marrëdhëniet dypalëshe, dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës.

Kurz në Prishtinë do të takohet me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Haradinaj.

Exit mobile version