Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz ka dhënë dorëheqje.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në deklaratën e tij për shtypin e mbledhur, 35-vjeçari pohoi të shtunën në mbrëmje se akuzat për korrupsion kundër tij ishin të rreme.
Por pasi partneri i koalicionit, përkatësisht të Gjelbrit, u kthyen kundër tij, ai ka vlerësuar se kaosi do të ishte i papërgjegjshëm.
“Kështu që unë dua të lirojë vendin”, ka thënë Kurz.
Ai planifikon të japë dorëheqjen në një përpjekje për të shuar një krizë qeveritare të shkaktuar nga njoftimi i prokurorëve se ai është një objektiv i një hetimi korrupsioni.
Kurz, 35 vjeç, tha se ai ka propozuar që ministri i Jashtëm, Alexander Schallenberg, të jetë zëvendësuesi i tij.
Vetë Kurz planifikon të bëhet kreu i grupit parlamentar të Partisë së tij Popullore Austriake.
Partneri i partisë së tij, të Gjelbrit, tha të premten se Kurz nuk mund të qëndrojë si kancelar dhe kërkoi që partia e tij të emërojë një “person të padiskutueshëm” për ta zëvendësuar atë.
Udhëheqësit e opozitës kishin bërë thirrje që Kurz të largohej dhe planifikuan të paraqisnin një mocion mosbesimi kundër tij në parlament të martën. /Telegrafi/