Quhet Sebastian ‘El Loco’ Abreu, sulmues, tani 42 vjeç, por ende aktiv dhe është pjesë e librit të rekordeve “Guinnes”, pasi ka ndërruar skuadra më shumë se çdo kush– gjithsej 26 në 23 vite karrierë profesionale.
Pasi e theu rekordin ai i ka ndërruar edhe dy klube të tjera, duke e dërguar numrin në 28.
Rekordi mbahej nga portieri i famshëm gjerman, Lutz Pfannestiel.
Sebastian Abreu has joined Chilean side Audax Club Sportivo Italiano, the 26th club during his 23-year professional career. It has earned him this title https://t.co/cwNk8eBCOX
— Guinness World Records (@GWR) January 8, 2018
Abreu ka luajtur në shumë kampionate të ndryshme: Spanjë, Argjentinë, Meksikë, Ekuador, Izrael, Brazil, Paraguai, Kili dhe në vendlindjen e tij në Uruguai.
Për ta thyer këtë rekord ai nënshkroi për klubin Audax Italiano që bën gara në Primera Divisionin e Kilit, ku shënoi 11 gola në 13 paraqitje për ekipin e Deportes Puerto Montt që bënte gara në Primera B të Kilit në vitin 2017.
Loco Abreu received his Guinness world record certificate for being the player with the most career clubs (26) ahead of his Copa Sudamericana game with Audax Italiano.
41 years of age but still going strong. pic.twitter.com/hTcJlVdpsW
— Warriors of Uruguay (@UruguayanHeroes) April 12, 2018
Më vonë, ai shkoi për të luajtur për një tjetër skuadër nga Primer B në Kili, saktësisht te Deportes Magallanes dhe më pas u transferua te Rio Blanco, aty ku nuk arriti të bënte as edhe një paraqitje të vetme.
Ai tani i ka mbushur 42 vjet dhe nuk po dëshiron të pensionohet.
No se quiere ir. A los 42 años Sebastián Abreu @loco13com firmó contrato con el equipo 28 de su carrera. Se trata del Río Blanco, que milita en la cuarta división brasileña pic.twitter.com/aTzNkxpekB
— Adrenalina (@adrenalina) December 13, 2018
Abreu ka një karrierë të pasur prej 346 golave në 686 paraqitje.
Gjithashtu ka edhe 70 paraqitje për ekipin kombëtar të Uruguait me 36 gola të shënuara, ku për vite ishte yll.
Sebastian Abreu has moved into management, returning to El Salvador’s Santa Tecla as interim coach. Doesn’t mean his playing career is over though- he might continue as player/coach for 2nd half of 2019, or just move elsewhere to his 56th club or whatever it is pic.twitter.com/bF23rJPfNh
— Martin da Cruz (@martindacruz_) April 23, 2019
Karriera e tij është në perëndim e sipër, por ai do të mbahet mend gjatë nga gjeneratat e reja për këto shifra.
Një udhëtar,me plot kuptim e fjalës. /Telegrafi/