Seat më nuk do të prodhojë vetura në të ardhmen dhe do t’i zëvendësojë me Cupra, ka konfirmuar presidenti i Volkswagen.
I pyetur lidhur me të ardhmen e Seat-it në panairin e veturave në Minhen, Thomas Schafer ka thënë se “se e ardhmja e Seat është Cupra”, transmeton Telegrafi.
Schafer ka thënë se modelet ekzistuese të Seat akoma do të prodhohen derisa t’ju përfundojë cikli tradicional jetësor, por marka pas kësaj do të shuhet si prodhues i veturave.
Emri Seat do të mbetet dhe nuk do të tërhiqet, kurse Schafer ka thënë se grupi Volkswagen do të gjej një rol tjetër për të.
Në vend të kësaj, kompania me gjasë do t’ia mësyjë punëve tjera siç janë mjetet e tjera motorike elektrike.
Schafer theksoi se është ngarkesë të investohet në Seat dhe Cupra, e potenciale për fitime për Cupra është larg më e madhe.
Në këtë aspekt, Schafer tha se grupit VË do të investojë fuqishëm në Cupra.
Cupra Formentor do të pasohet nga Cupra Taqvascan, kurse kompania do të prezantojë edhe modelin Cupra Urban Rebel si dhe veturën sportive elektrike Cupra DarkRebel.
Versioni i prodhimit serik të kësaj veture do të fillojë më 2025 në fabrikën e Seat në Martorell të Spanjës së bashku me dy “binjakët” nga marka tjetër e grupit VW përfshirë VW ID.2. /Telegrafi/