Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë një seancë solemne me rastin e vizitës së presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor.
Deputetëve të Kuvendit të Kosovës me këtë rast do t’u drejtohet presidenti slloven Pahor.
Pahor ka filluar të hënën vizitën në Kosovë ku është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ndërkaq sot do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.