Në Gjykatën e Lartë sot duhet të mbahet seancë publike për rastin “Monstra”. Më parë seanca duhej të mbahej më 12 shtatori, por u anulua pasi policia nuk solli njërin nga pesë të akuzuarit për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smilkovës.
Gjykatësit në seancën publike duhet të rishikojnë ankesat për dënimin me burg të përjetshëm, të cilin të akuzuarve jua shqiptojë Gjykata Themelore, ndërsa i vërtetoi edhe Gjykata e Apelit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në këtë rast para Gjykatës së Lartë vepron prokurorja Liljana Spasovska, e cila më parë u emërua si ushtruese e detyrës së prokurorit publik në vend të Marko Zvrlevskit.
Pesë të akuzuarit u dënuan me burg të përjetshëm për vrasje në liqenin e Smilkovës, e cila ndodhi më 12 prill të vitit 2012./Telegrafi/