Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë sot (e enjte) ka nisur me një kaos të cilën e kanë krijuar deputetët nga opozita.
Deputetët e opozitës janë duke qëndruar në këmbë, pasi karriget e tyre i kanë përmbysur në mes të sallës.
Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka vijuar që të bllokojë foltoren e Kuvendit.
Ndërkaq, teksa fjala i është dhënë ministrit, Taulant Balla, ai ka zgjedhur që të ndezë një flakadanë. /A2.Telegrafi/