Telegrafi

Seancë për rastin “Trust” për paracaktim të tenderit në ELEM

Sot në Gjykatën e Lartë do të mbahet seanca për lëndët e PSP-së “Trust”, ku është i përfshirë afaristi Sead Koçan, ndërsa akuzohen edhe dy persona fizik dhe tre persona juridik, në mes të cilëve edhe udhëheqësi i firmës “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato”, për pjesëmarrje në tenderin e Elektranat e Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Sipas akuzës, Koçan dhe të akuzuarit tjerë, me dokumente të falsifikuara kanë rregulluar një tender në ELEM me vlerë nga 17 milionë euro.

Lënda, siç ka publikuar PSP, është formuar nga tri dëgjime telefonike, dy prej të cilave janë publikuar në publik nga 3.8.2011 deri më 6.10.2011.

Përveç akuzës “Trust” dhe “T.N.T” në Gjykatën Penale sot do të mbahet edhe seanca nga lënda “Shuplaka”, /Telegrafi/