Site icon Telegrafi

Seancë për pyetje të deputetëve, OBRM-PDUKM-ja nuk do të merr pjesë

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të mbahet seancë ku në rend të ditës do të jenë pyetjet e deputetëve ndaj funksionarëve të qeverisë. Muajin e kaluar, OBRM-PDUKM nuk morën pjesë në këtë seancë, pasi ishin në bojkot të punës së Kuvendit.

Koordinatori i grupit të deputetëve të OBRM-PDUKM-së, Dragan Danev, dje paralajmëroi se edhe sot nuk do të marrin pjesë në seancë.

Seanca për pyetjet e deputetëve mbahet çdo të enjte të fundit të muajit kur mblidhet Kuvendi./Telegrafi/

Exit mobile version