Telegrafi

Seancë për pyetje të deputetëve në Maqedoni

 

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë seancë për parashtrimin e pyetjeve.

Kryeministri dhe ministrat çdo të enjte të këtij muaji përgjigjen në pyetje të deputetëve. Sipas praktikës, së pari pyetje parashtrojnë deputetët e opozitës pastaj të pozitës, njofton Telegrafi Maqedoni.

Para fillimi të seancës së 121-të, në Komisionin për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis komuniteteve, do të diskutohet për amendamentet eventuale të Propozim-ligjit për lobim./Telegrafi/