Site icon Telegrafi

Seancë për dy komisione kuvendore

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve dhe për transport, lidhje dhe ekologji.

Në rend të ditës së seancës së Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve është përfundimi pas Shpalljes për zgjedhje të anëtarit të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë që e zgjedh Kuvendi i Republikës së Maqedonisë.

Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji duhet ta shqyrtojë raportin vjetor për punën e Agjencisë për posta në vitin 2015. /Telegrafi/

Exit mobile version