Site icon Telegrafi

Seancë në Kuvendin e Maqedonisë për ndryshimet kushtetuese

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë mbledhjen e 61-të, në të cilën në rend dite është propozimi për qasje drejt ndryshimit të Kushtetutës së Maqedonisë me udhëzime për ndryshimin dhe plotësimin e saj, i dorëzuar nga Qeveria.

Në Komisionin amë të Kuvendit për çështje kushtetuese të premten, pas një debati dyditor, u miratuan përfundimet për qasje drejt ndryshimeve kushtetuese dhe Qeveria në afat prej 15 ditëve duhet të përgatitë projekt-amendamnete dhe t’ia dorëzojë Parlamentit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mbështetje për qasje drejt ndryshimeve të Kushtetutës dhanë deputetë të shumicës në pushtet, përderisa deputetët e OBRM-PDUKM-së votuan kundër.

Që të miratohet nevoja për qasje drejt ndryshimeve kushtetuese duhet të votohet prej dy të tretave nga numri i përgjithshëm i deputetëve në Parlament.

Në propozimin për ndryshime të Kushtetutës, të cilin Qeveria e konstatoi dhe kumtoi të hënën, mes tjerash propozohet që emrit Republika e Maqedonisë t’i shtohet edhe mbiemri “Veriore”.

Nga ajo nëse do të sigurohen dy të tretat për mbështetje ndaj ndryshimeve të Kushtetutës, do të varet edhe nëse paraprijnë zgjedhje të reja parlamentare, të cilat do të organizoheshin me afate të shkurtuara./Telegrafi/

Exit mobile version