Sot në Kuvendin e Maqedonisë do të vazhdojë seanca e 53-të në të cilën në rend dite janë disa ligje, por edhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor me procedurë të shkurtë.
Seaca duhet të vazhdojë me propozim-ligjin për shkarkimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Vendosje në Procedurë Juridike – që filloi të enjten, llogaria përfundimtare për buxhetin për vitin 2017 dhe disa ligje tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me propozim të shumicës parlamentare në rend dite në seancën e sotme janë edhe ndryshimet në Ligjin për mbrojtje të harxhuesve, në lexim të dytë, si dhe ndryshimet në Ligjin për deputetët poashtu në lexim të dytë./Telegrafi/