Site icon Telegrafi

Seancë gjyqësore për rastin “Transportuesi”

Seancë gjyqësore për rastin “Transportuesi”, në të cilën i akuzuari i parë është kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski, sot duhet të mbahet në Gjykatën Penale në Shkup.

Seanca e kaluar më 28 shtator, u shty për shkak të mungesës së të akuzuarës Jasmina Nikiq Desanovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas mbrojtjes e akuzuara Nikiq Desanovska për shkak të aksidentit në komunikacioni nuk ka mundur në kohë të arrijë nga Manastiri në Shkup. Këshilli i Gjykatësve diskutimin kryesor e ka caktuar për sot, ku siç kanë njoftuar do të japin vërejtje për të akuzuarit.

Në rastin “Transportuesi” të dyshuar janë Taleski dhe 20 persona tjerë për keqpërdorim të detyrës zyrtare në lidhje me organizimin e transportit të nxënësve në Manastir./Telegrafi/

 

Exit mobile version