Telegrafi

Seancë gjyqësore për rastin e vdekjes së Nikolla Sazdovskit

Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të vazhdojë gjykimi për rastin e vdekjes së Nikolla Sazdovskit.

Lënda ndodhet në fazën e dëshmive dhe për sot është paralajmëruar të bëhet rikonstruktim i ngjarjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të akuzuar për vdekjen e Sazdovskit janë dy persona, të cilët sipas aktakuzës përmes dhunës fizike i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore Sazdovskit, të cilat kanë qenë shkaktare për vdekjen e Sazdovskit.

Dy të akuzuarit janë në paraburgim në burgun e Shutkës, ndërsa i akuzuari i tretë është në arrati./Telegrafi/