Telegrafi

Seancë gjyqësore për rastin e Nikolla Sazdovskit, do të dëshmojnë persona ekspertë

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seancë gjyqësore kundër B.B dhe S.D, të cilët janë të akuzuar për rastin e vdekjes së Nikolla Sazdovskit.

Rasti ndodhet në fazën e dëshmive, ndërsa në seancën e sotme pritet të dëshmojnë tre persona ekspertë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dy të akuzuarit për vdekjen e Sazdovskit janë në paraburgim në burgun e Shuto Orizares, ndërsa për të dyshuarin e tretë i cili është i pakapshëm për organet e shtetit është lëshuar fletarrest ndërkombëtar dhe vendor.

Në seancën e fundit pala mbrojtëse kërkoi përjashtimin e gjyqtares Daniela Alekovska Stojanovska sepse, siç thanë ata, udhëheqjen “selektive” të procesverbalit, por kërkesa u refuzua nga gjykata si e pabazë./Telegrafi/