Site icon Telegrafi

Seancë gjyqësore për rastin “300” në Gjykatën Penale

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seancë gjyqësore për rastin e PSP-së “300”, në të cilën i akuzuar është ish-ndimësi i ministrit për Punë të Brendshme, Gjoko Popovski, për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me blerjen e 300 makinave për policinë.

Dy seancat paraprake u anuluan për shkak të mosardhjes së Popovskit, i cili përmes avokatëve të tij dërgoi dokumente se është në pushim mjekësor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Prokurorja Fatime Fetai konsideron se nuk mund të pritet me vite dhe gjykimi të varet nga dëshirat e të akuzuarve. Ajo në seancën e fundit kërkoi ekspert mjekësor që të konfirmojë nëse Popovsi mund të merr pjesë në seanca.

Popovski dyshohet se e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 453 mijë euro, ndërsa më herët Gjykata e Apelit vendosi që “bombat” të përdoren si dëshmi./Telegrafi/

Exit mobile version