Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të vazhdojë gjykimi për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.
Në seancën e djeshme fjalët përfundimtare i kanë thënë disa nga të akuzuarit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Procesi gjyqësor për ngjarjet e 27 prillit filloi në gusht të vitit të kaluar dhe udhëhiqet nga Dobrilla Kacarska, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Villma Ruskovska. Të akuzuar në fillim ishin 33 persona, ndërsa pas sjelljes së Ligjit për falje 15 persona u liruan nga akuzat.
Të akuzuar tani janë personat: Mitko Çavkov, Dushko Lazarov, Goran Gjoshevski-Levi, Mitko Peshov, Oliver Popovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Oliver Radulov, Igor Durllovski, Jane Çento, Igor Jug, Aleksandar Vasilevski-Ninxha, Nikola Mitrevski-Koljo, Mladen Dodevski, Gorançe Angelovski, Vlatko Trajkovski dhe Villiam Mihajlovski, të cilët ngarkohen për veprën “rrezikim terrorist të rendit kushtetues”./Telegrafi/