Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të vazhdojë gjykimi për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë.
Gjykimi ndodhet në fazën e dëshmive, ndërsa në seancën e kaluar u lexuan SMS porositë nga celulari i kryetarit të atëhershëm të Kuvendit, Trajko Veljanoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërsa në seancat e mëparshme janë shikuar inçizime nga kamerat e sigurisë në Kuvend, para zyrës së Veljanoskit dhe kamerat tjera në korridor.
Këshilli gjyqësor javën e kaluar vendosi ta ndajë procedurën për të akuzuarin Sasho Markovski, i cili për shkak të gjendjes shëndetësore nuk do të mund të paraqitet në gjykim.
Përndryshe, për ngjarjet e 27 prillit të akuzuar janë 33 persona prej të cilëve 31 për veprën “rrezikim terrorist të rendit kushtetues” dhe 2 të tjerët për veprën “nxitje”./Telegrafi/