Site icon Telegrafi

Seancë gjyqësore për lëndën “Toplik”, shtyhet ajo për “Trust”

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seancë gjyqësore për lëndën e PSP-së “Toplik”, në të cilën i dyshuar është ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, dhe pesë persona tjerë për shitje të tokës ndërtimore në Sopishte të Shkupit.

Këtë lëndë me orarin e ri do ta udhëheq gjykatësi Osman Shabani, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në Gjykatën Penale sot duhej të mbahej seancë edhe për lëndën “Trust”, por për shkak të gjendjes shëndetësore të gjykatëses Lidija Zimbovska, është shtyrë.

I dyshuari i parë në lëndën “Trust” është Sead Koçan. Ai dhe dy persona tjerë fizik dhe tre juridik, mes të cilëve edhe udhëheqës të firmës “Transmet”, “Sileks” dyshohen për pjesëmarrje në tenderin e ELEM-it me vlerë prej 17 milionë eurove, me dokumente të falsifikuara./Telegrafi/

Exit mobile version