Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të mbahet seancë gjyqësore për lëndën “Toplik”, në të cilën i akuzuari i parë ëstë ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, për shitje të tokës shtetërore për ndërtimin e kompleksit “Sonçev Grad” në Sopishte të Shkupit.
Në seancën paraprake prokurorët e PSP-së lexuan 608 dëshmi materiale, ndërsa u dëgjuan edhe biseda telefonike të përgjuara në mënyrë joligjore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas aktakuzës së PSP-së, Janakieski si person udhëheqës i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve në kundërshtim me Ligjin për shpallje publike ka krijuar Komision për shitje publike të cilin e ka urdhëruar ta zgjedh ofertuesin, firmë e cila nuk i ka plotësuar kushtet.
Sipas dëshmive të PSP-së, për shkak të prishjes së marrëveshjes nga ana e Janakieskit, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve është detyruar t’i jep borxh firmës “Sun City”./Telegrafi/