Sot fillon gjykimi për Gjoko Popovski, ish-ndihmësi në MPB për lëndën e PSP-së e njohur si “Trista” për keqpërdorime në blerjen e 300 makinave për policinë.
Ekipi i Janevës për Popovskin kërkoi paraburgim, po u refuzua. Atij i është marrë vetëm pasaporta, ndërsa një herë në javë duhet të paraqitet në gjykatë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjykata e Apelit në këtë lëndë ka pranuar “bombat” si dëshmi në procedurat gjyqësore, ndërsa lëndën e udhëheq gjykatësja Lidija Petrovska./Telegrafi/