Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në parim projektligjin për Këshillin Gjyqësor të Kosovës.
Për ta shqyrtuar këtë projektligj në leximin e dytë sot do të mbahet një seancë tjetër.
Projektligji për Këshillin Gjyqësor është miratuar sot me urgjencë nga Komisioni parlamentar për Legjislacion dhe Mandate.