Site icon Telegrafi

Seancë e re për rastin ‘Monstra’

Në Gjykatën Penale të Shkupit sot duhet të mbahet seancë për gjykimin e rastit ‘Monstra’, ku u vranë pesë persona më 12 prill të vitit 2012.

Rasti ndodhet në procedurë dëshmuese dhe duhet të nisë me shfaqjen e 133.000 mesazheve dhe transkriptove, dëshmi të propozuara nga Prokuroria, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Procesin gjyqësor e udhëheq gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues të Prokurorisë janë Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski.

Për vrasjen e pesëfishtë më 12 prill 2012, me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Ezim Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata e Lartë në dhjetor të vitit 2017 e shfuqizoi aktgjykimin e shkallës së parë dhe i liroi nga burgu të dënuarit Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Sami Ljuta dhe Fejzi Aziri dhe ju caktoi masat e përkujdesit./Telegrafi/

Exit mobile version