Në Gjykatën Penale sot do të zhvillohet seanca e re për rastin e Prokurorisë Speciale Publike “Tortura” për mënyrën e arrestimit të Ljube Boshkoskit në vitin 2011.
Për rastin “Tortura” akuzohen Sasho Mijallkov dhe ish-kreu i njësisë “Alfa”, Ivica Antevski-Puki dhe pesë pjesëtarë të tjerë të njësisë.
Prokuroria Speciale Publike këto person i ndjek për shkak të maltretimit dhe dhunë së ushtruar gjatë arrestimit të liderit të partisë “Të bashkuar për Maqedoninë” dhe ish-ministrin e Punëve të Brendshme, Ljube Boshkoskin, më 6 korrik të vitit 2011, një ditë para zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare./Telegrafi/