Në Gjykatën Penale në Shkup, sot është caktuar seancë e re për rastin e PSP-së “Arka”, për blerjen e mjeteve për komunikime elektronike për nevojat e Drejtorisë së Pestë në kuadër të Drejtorisë së Sigurimit Kombëtar.
Rasti udhëhiqet nga Xheneta Bektoviq dhe gjendet në procedurën e dëshmive.
Dy seancat e kaluara janë zhvilluar pa praninë e opinionit për shkak të dy dëshmitarëve të punësuar në DSK, për shkak të rrezikut për shpalosjen e sekreteve shtetërore.
Për rastin “Arka” akuzohen ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, si dhe ish-shefi i kabinetit të tij Toni Jakimovski, ish-ndihmës ministri i MPB-së, Nebojsha Stajkoviq dhe ish-komandanti i Drejtorisë së Pestë në MPB, Goran Grujevski./Telegrafi/