Site icon Telegrafi

Seancë e re gjyqësore për rastin “Trust”

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seancë gjyqësore për rastin e PSP-së “Trust”, në të cilin i akuzuari i parë është biznesmeni Sead Koçan.

Prokuroria në seancën e kaluar prezantoi listën prej mbi 1500 provave, mes të cilave disa i tërhoqi pasi ishin të papërkthyera, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas aktakuzës, të dyshuarit me dokumente të falsifikuara kanë marrë tender nga ELEM me vlerë prej 17 milionë eurove.

Më herët Gjykata e Apelit materialet e përgjuara i pranoi si dëshmi në këtë rast./Telegrafi/

Exit mobile version