Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup për sot është caktuar seancë e re gjyqësore për lëndën “TNT” të Prokurorisë Speciale Publike.
Lëndën e udhëheq gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues i akuzës është Burim Rustemi.
Rasti gjendet në procedurë dëshmuese dhe dëgjohen dëshmitarët e propozuar nga mbrojtja.
Në lëndën “TNT” e cila ka të bëjë me rrëzimin e kompleksit afarist-banesor “Kosmos” të biznesmenit Fijat Canoski, mes të akuzuarve janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri i transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, si dhe ish kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.
Sipas akuzës, ata në vitin 2011 kanë bërë vepër penale nga urrejtja politike me rrëzimin e kompleksit “Kosmos” të Fijat Canoskit./Telegrafi/