Telegrafi

Seancë e re gjyqësore për rastin “Monstra”

Në Gjykatën Penale në Shkup sot, me shfaqjen e fakteve duhet të vazhdojë gjykimi i lëndës “Monstra” e Prokurorisë Specie Publike (PSP).

Në seancën e kaluar u bë pamja e içizimit audio dhe video e marrjes në pyetje të dëshmitarit të mbrojtur Haki Azizi nga 7 maji i vitit 2012.

Më parë në pyetjet e Prokurores nga PSP-ja Fatimi Fetai përgjigjej dëshmitari Ahmet Bekir, i cili në seancën e kaluar duke dëshmuar për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, i ra të fikët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill të vitit 2012, kur ishin të vrarë Kire Triçkinovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, u hap lënda “Monstra”, kurse burg me burg të përjetshëm ishin të gjykuar Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq dhe Ezim dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata e Lartë në dhjetor të vitit 2017 i hoqi vendimet gjyqësore, i liroi nga paraburgimi të gjykuarit Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri, dhe ju dha masa për përkujdesje. Për gjykatën ende nuk janë të qasshëm Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq që kanë kërkesa ndërkombëtare për arrestim./Telegrafi/