Telegrafi

Seancë e re gjyqësore për rastin “Monstra”

Me dëgjimin e dëshmitarëve, sot në Gjykatën Penale në Shkup duhet të vazhdojë gjykimi për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill të vitit 2012, që ndryshe në opinion njihet si rasti “Monstra”.

Gjykimi udhëhiqet nga gjykatësi Ognen Stavrev dhe ndodhet në fazën e dëshmive, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për vrasjen e pesëfishtë, me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Ezim Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata e Lartë në dhjetor të 2017 shfuqizoi aktgjykimet, liroi nga burgu Agim Ismailoviqin, Haki Azirin, Sami Lutën dhe Fejzi Aziri, duke ju shqiptuar masa të përkujdesit.

Ndërsa pas shfuqizimit të aktgjykimit, rasti “Monstra” kaloi tek Prokuroria Speciale dhe u kthye për gjykim të sërishëm./Telegrafi/