Në Gjykatën Penale të Shkupit në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi përe rastet “Parcelat në Vodno”, ku i akuzuar i parë është ish-kryeministri Nikolla Gruevski i cili ndodhet në arrati.
Rastin e udhëheq gjyqtari Ilija Trpkov, ndërsa përfaqësuese e Prokurorisë është Lile Stefanova.
Sipas akuzës, Gruevski është akuzuar për veprat larje parash dhe për fitim kundërligjor dhe fshehje të pronës”, kumbari i tij Risto Novaçevski, biznesmenët Nenad Josifoviq, Jordan (Orce) Kamçev dhe Ratka Kunovska Kamçeva akuzohen për “larje parash”, ndërsa kushëriri i parë i Gruevskit dhe ish drejtor i DSK-së, Sasho Mijallkov, është akzuar për “ndihmë gjatë veprës penale larje parash dhe punë tjera nga vepra ndëshkuese”.
Gruevski është në arrati në Budapest, ndërsa Mijallkov dhe Kamçev ndodhen në burgun e Shkupit në Shuto Orizare në paraburgim./Telegrafi/