Site icon Telegrafi

Seancë e re gjyqësore për ngjarjet e 27 prillit, vazhdon faza e dëshmive

Në Gjykatën Penale në Shkup do të vazhdojë gjykimi për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvend. Gjykimi ndodhet në fazën e dëshmive, ndërsa para gjykatësve pritet dëshmi të prezantojnë avokatët mbrojtës.

Në seancën e kaluar dëshmoi i akuzuari Abdulfeta Alimi, ndërsa u dëgjuan edhe disa dëshmitarë të propozuar nga e akuzuara, Elena Docevska Bozhinovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Procesin gjyqësor e udhëheq Dobrilla Kacarska, ndërsa aktakuzën e përfaqëson Villma Ruskovska dhe Ivana Trajçevska.

Ndryshe, për ngjarjet në Kuvend të akuzuar janë 33 persona, prej të cilëve 31 për veprën “rrezikim terrorist të rendit kushtetues” dhe dy të tjerë për veprën “nxitje”./Telegrafi/

Exit mobile version