Site icon Telegrafi

Seancë e re e procesit gjyqësor për ‘Grupin e Kumanovës’

Me marrjen në pyetje të dëshmitarëve, sot do të zhvillohet seancë e re e gjykimit për ngjarjet në ‘Lagjen e Trimave’, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në seancën e mëparshme, dëshmitarët e prokurorisë që jetojnë në rrugën Pero Ilievski në lagjen e Kumanovës ku pati përleshje të mëdha, thanë se para 9 Majit nuk është parë asgjë e pazakontë, por gratë dhe fëmijët e tyre një ditë më parë e kanë braktisur shtëpinë, gjoja se ata presin aksionin e policisë për drogë. 29-të të pandehurit janë akuzuar për terrorizëm dhe organizatë terroriste, të cilëve u është caktuar dënim prej 8 viteve deri në burg të përjetshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version