Qeveritë e Shqipërisë dhe Maqedonisë më 15 dhjetor në Pogradec do të mbajnë seancë të përbashkët qeveritare.
Përfaqësuesit e Qeverive të dy shteteve, siç thuhet në kumtesën e Qeverisë së Maqedonisë, kanë dakorduar datën dhe vendin për seancën e përbashkët të Qeverive.
Është paraparë shqyrtimi i më shumë temave në seancën e përbashkët në Pogradec, ndërsa në fokus do të jetë avancimi i bashkëpunimit të ndërsjellë në më shumë sfera, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Qeveria e kryeministrit Zaev më 23 nëntor në Strumicë mbajti seancë të përbashkët me Qeverinë bullgare./Telegrafi/