Kuvendi i Maqedonisë sot do ta mbajë vazhdimin e seancës së 77-të, në të cilën në rend dite janë propozim-ligjet për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave dhe propozim-ligj për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për ndërmarrjet publike, të dy në procedurë të shkurtë, të dorëzuara nga deputetët e pozitës.
Në rend dite në seancën e sotme janë edhe propozim-ligjet për kundërvajtje, për Këshillin Gjyqësor, për konteste juridike dhe për vuajtjen e sanksioneve.
Gjithashtu do të diskutohet edhe për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për gjykatësit, në lexim të parë./Telegrafi/