Kuvendi i Kosovës sot mban një seancë të jashtëzakonshme ku do të debatohet për personat e pagjetur, ku edhe pas 19 vjetësh pas përfundimit të luftës në Kosovë ende nuk dihet për fatin e mbi 1600 personave të zhdukur.
Seanca do të mbahet në ora 10:00.
Ndryshe, Zyra e kryeministrit Ramush Haradinaj ka shënuar “Javën e Personave të Pagjetur”, nga 23 prill deri sot më 27 prill.
Sot duke filluar nga ora 12:00 do të mbahet Tubimi Qendror Përkujtimor, në Kompleksin Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës.
Edhe pas 19 vitesh pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë, ende nuk dihet për fatin e mbi 1600 personave të zhdukur.