Menjëherë pas lirimit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, përveç reagimeve të medieve në Serbi, vjen edhe reagimi i Qeverisë së Serbisë.
Sipas medieve serbe, përcjell Telegrafi, Qeveria serbe do të mbajë një seancë të veçantë, të jashtëzakonshme në ora 11 në vendimin e gjykatës franceze për të liruar Ramush Haradinajn.
Siç është paralajmëruar, deklarata nuk do të ketë, por pas seancës së qeverisë do të publikohet një deklaratë.
Ish-kryeministri Haradinaj po akuzohej nga Serbia për krime lufte gjatë vitit 1998 dhe 1999.
Haradinaj është mbajtur në Francë me fletarrest të Serbisë që nga muaji janar i këtij viti. /Telegrafi/