Telegrafi

Seancë e jashtëzakonshme e OPEK-ut

Vendet më të mëdha eksportuese të naftës, janë të brengosura që çmimet e arit të zi dy herë radhazi lëvizin nga niveli i lartë rekord prej 147,27 dollarë për fuçi, deri në nivelin më të ulët prej 68 dollarëve për fuçi.

Pjesa më e madhe e anëtareve të OPEK-ut, për shkak të situatës së këtillë kërkojnë zvogëlimin e prodhimtarisë së naftës.

Për kërkesën e këtillë ende nuk është prononcuar Arabia Saudite, e cila është lidere në eksportin e naftës.