Telegrafi

Seancë e Grupit bashkërendues ad-hoc për zhvillimin e konceptit të një shoqërie dhe ndërkulturalizmit në Maqedoni

Grupi bashkërendues ad-hoc për zhvillimin e konceptit të një shoqërie dhe ndërkulturalizmit e mbajti seancën e parë konstituive.

Me këtë grup udhëheq Renata Deskoska, ministre e Drejtësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Asaf Ademi, ministër i Kulturës, është zv. kryetar grupi, ndërkaq në këtë grup marrin pjesë edhe zv. ministra tjerë.

Me kërkesë të Qeverisë, ose sipas nevojës, grupi do të propozojë aktivitete që lidhen me pështje të zhvillimit të konceptit për një shoqëri dhe ndërkulturalizëm.

Grupi do t’i shqyrtojë udhëzimet dhe raportet e trupave ndërkombëtare dhe komisioneve, si ato të Komisionit Evropian, të Komitetit këshilldhënës për Konventën kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare, Komisionit evropian kundër racizmit dhe jotolerancës, etj./Telegrafi/