Telegrafi

Seancat e radhës për “Trust” dhe “Transportuesi” do të mbahen më 30 dhe 31 janar

Në Gjykatën Penale sot është mbajtur seancë gjyqësore për lëndët “Trust” dhe “Transportuesi”, të cilat hetohen nga Prokuroria Speciale.

Në lëndën “Trust” sot është dëgjuar dëshmitari Radomir Cvetanovski. Ndërsa seanca e radhës u vendos që të mbahet më 30 janar në orën 10, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë lëndë i akuzuari i parë është afaristi Sead Koçan, i cili nga PSP hetohet për falsifikim të dokumenteve, me çka ka fituar tender nga ELEM me vlerë prej 19 milionë eurove.

Seanca për lëndën “Transportuesi” në të cilën i akuzuar është ish-kryetari i Manastirit, Vlladimir Taleski, u shty për më 31 janar, me arsye se është emëruar gjykatëse e re në Gjykatën e Apelit./Telegrafi/