Në Gjykatën Penale sot është mbajtur seancë gjyqësore për lëndët “Trust” dhe “Transportuesi”, të cilat hetohen nga Prokuroria Speciale.
Në lëndën “Trust” sot është dëgjuar dëshmitari Radomir Cvetanovski. Ndërsa seanca e radhës u vendos që të mbahet më 30 janar në orën 10, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në këtë lëndë i akuzuari i parë është afaristi Sead Koçan, i cili nga PSP hetohet për falsifikim të dokumenteve, me çka ka fituar tender nga ELEM me vlerë prej 19 milionë eurove.
Seanca për lëndën “Transportuesi” në të cilën i akuzuar është ish-kryetari i Manastirit, Vlladimir Taleski, u shty për më 31 janar, me arsye se është emëruar gjykatëse e re në Gjykatën e Apelit./Telegrafi/