Në Kuvend sot seanca do të mbajnë Komisioni Ligjvënës-juridik, Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale dhe Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji.
Komisioni Ligjvënës-juridik do të mbajë dy seanca. Në njërën do të debatojë për propozim-ligjin për menaxhim elektronik dhe shërbime elektronik, ndërsa në tjetrën për propozim-ligjin për përmbarimin e sanksioneve.
Propozim-ligji për menaxhim elektronik dhe shërbime elektronike është në rend dite edhe të Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji, ndërsa para Komisionit për Punë janë propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë, propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhënie pune dhe propozim-ligji për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi./Telegrafi/