Në Gjykatën Penale në Shkup për sot janë caktuar seanca të reja për rastet “Titanik” dhe “Tortura”, të cilat nga PSP mori kompetencat për procedim të mëtejshëm Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Rasti “Titanik” ndodhet në procedurën e dëshmive dhe udhëhiqet nga Osman Shabani, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurorja Lile Stefanova.
Rasti “Tortura” ku bëhet fjalë për mënyrën e arrestimit të Ljube Boshkoskit në vitin 2011, ndodhet në procedurën e paraqitjeve të dëshmive. Rasti udhëhiqet nga gjyqtarja Aleksandra Ristevska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurori Ljubomir Lale./Telegrafi/