Telegrafi

Seanca të reja për lëndët e PSP-së ‘Trajektorja’ dhe ‘Tarifa’

Në Gjykatën Penale të Shkupit sot duhet të mbahen seanca të reja për rastet ‘Trajktorja’ dhe ‘Tarifa’ të Prokurorisë Speciale Publike.

Rasti ‘Trajektorja’ ndodhet në procedurë dëshmuese ndërsa në këtë lëndë të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, i cili gjykohet në mungesë, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish zëvendëskryeministri Vladimir Peshevski dhe ish drejtori i ndërmarrjes publike ‘Rrugët shtetërore’, Ljupço Georgievski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas aktkakuzës së PSP-së, të akuzuarit në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë disa veprime ku në procedurën për përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimi e autostradave Milladinovci-Shtip dhe Kërçovë-Ohër i kanë tejkaluar kompetencat e tyre duke e dëmtuar buxhetin më së paku 155 milionë euro.

Në gjykatë sot duhet të mbahet seancë edhe për lëndën “Tarifa”, ku të akuzuar janë ish drejtori i përgjithshëm i AD “ELEM” Dejan Boshkovski dhe dy persona të tjerë.

Bëhet fjalë për akuzë për furnizim joligjor të sistemin softuerik për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektranet e Maqedonisë” që kushton rreth katër milion euro./Telegrafi/