Në Gjykatën Penale sot do të zhvillohen seanca gjyqësore për rastet e PSP-së “Monstra”, “Tarifa” dhe “Treqind”.
Rasti “Monstra” e cila ka të bëjë me vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smillkovcës në vitin 2012, e udhëheq gjyqtari Ognen Stavrev dhe gjendet në procedurën e dëshmive.
Për rastin “Tarifa” në bankën e të akuzuarve duhet të ulet ish-drejtori i “Elemit” Dejan Boshkovski dhe dy persona tjerë, të cilët akuzohen për blerjet softuerike në mënyrë të paligjshme.
Në Gjykatën Penale seancë do të mbahet edhe për rasti “Treqind” ku i akuzuar është ish-ndihmës ministri i MPB-së, Gjoko Popovski i cili akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave gjatë blerjes së 300 veturave për nevojat e MPB-së./Telegrafi/