Site icon Telegrafi

Seanca të dy komisioneve në Kuvendin e Maqedonisë

Sot në Kuvendin e Maqedonisë seanca do të mbajnë dy komisionet kuvendare, të cilat do të shqyrtojnë disa propozim-ligje.

Në seancën e Komisionit për Çështje Evropiane do të shqyrtohen propozim-ligji për kundërvajtje në lexim të dytë, propozim-ligji për konteste administrative në lexim të dytë dhe propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për gjykata, po ashtu në lexim të dytë.

Ndërsa në seancën e Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive do të ketë debat publik për propozim-ligjin për ekzekutimin e sanksioneve./Telegrafi/

Exit mobile version